Juventus në bisedime me Barcelonën për transferimin e Depayt

Futboll

Juventus në bisedime me Barcelonën për transferimin e Depayt

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:21
Memphis Depay

Aventura e Memphis Depayt te Barcelona duket se po shkon drejt fundit.

Sulmuesi holandez vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Camp Nou” në këtë afat kalimtar të verës.

Sipas “SPORT”, Juventusi është klubi që tashmë ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Depayt.

Klubi italian thuhet se është i interesuar fillimisht për huazimin e lojtarit, por në marrëveshje të përfshihet blerja e detyrueshme e tij në verën e vitit të ardhshëm për 20 milionë euro.

Kështu, “Zonja e Vjetër” thuhet se synon që të kursejë për këtë verë.

Por, ky skenar i Juventusit mund të realizohet vetëm nëse ish-sulmuesi i Lyonit e rinovon kontratën fillimisht me katalunasit, pasi kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2023.

Megjithatë, një marrëveshje mes klubeve nuk shihet si e vështirë për t’u arritur, pasi edhe Barcelona është e interesuar për ta shitur 28-vjeçarin.

Megjithatë, një lëvizje e mundshme në fund e kërkon miratimin e reprezentuesit të Holandës, i cili thuhet se më shumë e dëshiron qëndrimin te Barça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat