Skuadra e Olimpijakosit, mund të jetë destinimi për njërin ndër futbollistët më të mirë në Maqedoni, Enis Bardhin.
Lajmin e përcjellin mediumet spanjolle, të cilat raportojnë se transferimi i Bardhit te skuadra greke, do të kushtojë 4.5 mln euro, të cilat Olimpiakos do t’i paguajë menjëherë 3 mln euro, ndërsa 1.5 mln euro të tjera, do të shkojnë në konton e Levantes përmes bonuseve për një vit.
Paga e mesfushorit shqiptarë do të jetë rreth 700 mijë euro, që është 4 për qind më e vogël se ajo që ka marë te skuadra spanjolle.
Ndryshe Enis Bardhi ka marrëveshje me Levanten deri në vitin 2024, ndërsa te skuadra spanjolle erdhi në vitin 2017, nga skuadra e Ujpeshtit.