Frank Lampard është duke synuar që të përforcohet sa më shumë për sezonin e ri, pas një sezoni zhgënjyes në Premierligë.
Lampard është duke kërkuar transferimin e tre futbollistëve nga Chelsea, skuadër te e cila kishte luajtur si lojtar – por edhe kishte qenë trajner.
Sipas “90min”, Ross Barkley , Michy Batshuayi dhe Billy Gilmour janë futbollistët në shënjestrën e Evertonit.
Sa i përket Barkley, një marrëveshje për rikthimin e tij në “Goodison Park” thuhet se është afër finalizimit.
Edhe Batshuayi e Gilmour mund të ndjekin rrugën e tij, pasi që nuk janë në planet e Tuchelit te Chelsea.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, mbetet një tjetër objektiv për Evertonin e Lampardit, mirëpo nuk dihet ende nëse Chelsea është gati për ta lejuar largimin e tij.