Liverpool-Manchester City do të përballen sonte në ndeshjen e Superkupës së Anglisë.
Kjo super-sfidë hap edhe zyrtarisht sezonin e ri në Angli. Fituesi i Kupës së Anglisë do të kërkojë trofeun e Superkupës kundër kampionit në fuqi në ishull, Manchester City.
Kjo ndeshje pritet të sjell një duel të fortë pasi që ballafaqohen dy skuadrat aktualisht më të mirat në tokën angleze.
Formacionet e mundshme:
Liverpool (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Nunez, Diaz
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Haaland, Grealish
Dueli mes Liverpoolit dhe Cityt nis në orën 18:00 dhe luhet në “Stadiumi King Power”.