Futbolli në Gjermani do të startojë sezonin e ri sonte (20.30) në mbrëmje me finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Kampionët në fuqi, Bajerni, do të udhëtojë në Lajpcig për t’u përballur me Red Bullin dhe trajneri Julian Nagelsman e ka bërë të qartë se dëshiron ta nisë me këmbën e mbarë sezonin e ri.
Ai ka folur në konferencën për shtyp për këtë takim, por është ndalur dhe te fërkimet me Barcelonën.
“Është një trofe që duam ta fitojmë. Ku do të jetë një test i mirë edhe në pikëpamje të Bundesligës, sepse Lajpcigun do ta kemi rival të fortë dhe në kampionat”, tha trajneri i Bayernit.