Puna me njomakë është arma më e fortë dhe premtuese për të pas edhe një ekip më të fuqishme në vitet e ardhshme.
Punës me të rinjtë i kushtohet rëndësi e veçantë edhe në qytetin e Istogut, ku tani është themeluar edhe shkolla e futbollit “Istogu 03”.
“Ju njoftojmë se prej 1 gusht edhe zyrtarisht do të filloj punën Shkolla e futbollit Istogu 03.
Në shkollën e futbollit Istogu 03 kryetrajner do të jetë Elvis Bicaj – Lici.
Trajnerët e tjerë që do jenë pjesë e shkollës Istogu 03 do t’i prezantojmë në ditët në vijim. Drejtor teknik i shkollës Istogu 03 do të jetë Taulant Buleshkaj.
Disa nga arsyet pse fëmijët duhet të jenë pjesë e shkollës tonë: Zhvillim të aftësive motorike të fëmijëve
Zhvillim të imagjinatës dhe kreativitetit
Zhvillim të aftësive sociale
Përforcim të imunitetit përmes ushtrimeve dhe lojës
Trajner të licencuar nga UEFA
Stërvitje me metodat më bashkëkohore në futboll
Psikologun sportiv
Shkolla jonë do të filloj stërvitjet me të gjitha grupmoshat:
Gjenerata U17 ( 2006 - 2007 )
Gjenerata U15 ( 2008 - 2009 )
Gjenerata U13 ( 2010 - 2011 )
Gjenerata U11 ( 2012 - 2013 )
Gjenerata U 9 ( 2014 - 2015 )
Gjenerata U13, U15, U17 do te jenë pjesë e garave ne Ligen Rajonale te Pejës”, njofton shkolla e futbollit Istogu 03.