Man. United ka pësuar humbjen e parë në epokën e trajnerit Erik Ten Hag. Në miqësoren e zhvilluar përballë Atleticos së Madridit, “Djajtë e Kuq” u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të nga Joao Felix.
Përballja ishte tepër e zjarrtë dhe arriti t’i kalojë pritshmëritë e miqësores. Man. United në pjesën e parë i shkoi shumë pranë golit me Marcus Rashford dhe portieri Oblak u vendos në provë disa herë.
Pjesa e dytë u karakterizua nga zëvendësimet e shumta. Christian Eriksen debutoi me “Djajtë e Kuq” pasi zëvëndësoi Anthony Martial në minutën e 69-të.
Ndërsa Argjentinasi Lisandro Martinez, edhe pse ishte në stol, nuk u hodh në fushë për asnjë minutë.
Deri në nisjen e sezonin të ri në Premier League, Man. United do të zhvillojë një tjetër miqësore me 31 korrik përballë Rayo Vallecanos, ku pritet dhe rikthimi i portugezit Cristiano Ronaldo.