Gjashtë ndeshje me kombëtaren e Senegalit, sulmuesi 24-vjeçar transferohet te skuadra shqiptare
Kampionët e Shkupit nuk kanë ndërmend të ndalen.
Bardheblutë nga Çairi mbeten ekipi më aktiv në merkato, teksa sot kanë zyrtarizuar një futbollisti të ri.
Pas transferimit të Besir Demirit, sot drejtuesit e Shkupit kanë prezantuar futbollistin nga Senegali, Albert Lamane Diene. 24-vjeçari mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krahët e sulmit, teksa është pjesë edhe e kombëtares së Senegalit.
Diene ka zhvilluar 6 ndeshje me Senegalin, teksa ka shënuar edhe 1 gol.