Manchester Utd ka pësuar humbjen e parë në epokën e trajnerit Erik Ten Hag. Në miqësoren e zhvilluar përballë Atletikos së Madridit.
“Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të nga Zhoao Feliks. Në këtë përballje nuk mungoi as tensioni, teksa mesfushori i Junajtid, Fred, u ndëshkua me karton të kuq për një gjest të dhunshëm ndaj Alvaro Moratës.
Braziliani është dërguar para kohe në dhomat e zhveshjes në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Oslo pasi ka goditur sulmuesin spanjoll teksa ai ishte i shtrirë në tokë.
Vlen të theksohet se pjesa e dytë u karakterizua nga zëvendësimet e shumta. Eriksen debutoi me “Djajtë e Kuq” pasi zëvëndësoi Antoni Marsial në minutën e 69-të.