Nuk ka transferim në Madrid për CR7

Futboll

Nuk ka transferim në Madrid për CR7

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:09
Ronaldo

Atletico Madrid është skuadra që u lidh më së shumti me transferimin e Cristiano Ronaldos në javët e fundit.

Portugezi u bëri të qartë Manchester United se donte të largohej nga “Old Trafford” drejt një ekipi që do t’i jepte mundësinë të luante në Champions League.

Në Madrid emrin e CR7 u përfol shumë, sidomos me lojtarë si Morata dh Griezmann që janë me valixhe në duar.

Mirëpo së fundmi kësaj çështje i ka vënë kapakun presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili është shprehur se nuk do të transferojë më lojtarë në këtë merkato.

Kujtojmë që tifozët e Atleticos bënë disa fushata kundër afrimit të Ronaldos, por kjo nuk dihet nëse ka ndikuar në vendimin e klubit për ta mbyllur këtu këtë merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat