Evertoni ka luajtur një miqësore kundër Dinamos së Kievit në një stadium të tejmbushur.
Gjithashtu aty ishin prezent edhe 2000 tifozë ukrainas, të cilët i kishin biletat falas.
Mesazhi i klubit anglez për t’i ardhur në mbështetje Ukrainas shkoi edhe më tej.
Në fund Lamapard do të aktivizonte një tifoz në fushën e blertë, për të goditur një penallti. Sigurisht, topi do të shkonte në rrjetë pasi edhe portieri nuk lëvizi, ndërsa kishte duartrokitje nga lojtarët dhe gjithë stadiumi.
Tifozi ishte 44-vjeçari Paul Stratton që i ka ndihmuar ukrainasit duke i dërguar ushqime dhe furnizime të tjera me makinë.
Everton supporter Paul Stratton was brought on to take a penalty in a friendly match against Dynamo Kyiv.
— ESPN FC (@ESPNFC) July 29, 2022
He has been delivering supplies by car to refugees of the Russian invasion in Ukraine 👏 pic.twitter.com/OrZUUv8vci