Janë publikuar formacionet zyrtare Liverpool – Manchester City
Sonte fillon zyrtarisht sezoni i ri në Angli me skuadrat Liverpool dhe Manchester City që do të luajnë në Community Shield apo në SuperKupën e Anglisë.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Leicester City, King Power Stadium, e ku dy ekipet më të mira në Angli në pesë vitet e fundit do të përballen për ta fituar trofeun e parë për këtë sezon.

Manchester City
Klopp ju ka besuar më të vjetërve në startin e këtij sezoni, ku nga fillimi ka startuar Dias, Salah dhe Firmino. Kjo do të thotë së ai ka lënë në bankë sulmuesin Darwin Nunez, që Liverpool e bleu për 80 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar.
Ndërkohë Guardiola po ashtu ka startuar me një formacion më të vjetër, por që sulmi sonte prihet nga përforcimi i tyre i verës, Erling Haaland.
Haaland në shoqërohet nga dyshja tjetër e frikshme, Grealish dhe Mahrez.
Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Diaz, Salah, Firmino.
Man City: Ederson, Walker, Dias (C), Ake, Cancelo, Rodrigo, Bernardo, De Bruyne, Mahrez, Haaland, Grealish.