Klubi italian, Fiorentina s’heq dorë nga mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami.
Klubi nga Firenca sipas mediave italiane, këmbëngul për reprezentuesin e Shqipërisë.
Skuadra ‘vjollcë’ tashmë ka pasur një takim me Empolin për të pyetur rreth mundësisë së transferimit të Empolit.
Fiorentina thuhet se do të vazhdojë negociatat me Empolin për transferimin e Bajramit të cilin e do në skuadër për sezonin e ri të garave.
Bajrami në sezonin e fundit tek Empoli, ka treguar performancë mjaft të mirë, duke rënë në ‘radarët’ e disa klubeve italiane, përfshirë edhe Fiorentinën.