Zlatan Ibrahimovic ka folur në lidhje me pensionimin e mundshëm të tij.
Pavarësisht që gjatë këtij viti Ibrahimovic do të mbush plotë 41 vjeç, ai duket se nuk e mendon pensionimin.
Kur u pyet nga një fans se kur do ta lë futbollin, ylli suedez u përgjigj:
“Kurrë. Nëse dal në pension, futbolli vdes!”, tha ai.
Ibrahimovic së fundmi vazhdoi kontratën edhe një vit me Milanin.