FC Ferizaj po zhvillon përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri.
Skuadra e Arbnor Morinës po qëndron në Mavrovë, aty ku sot zhvilloi edhe një ndeshje miqësore,
Ferizajasit barazuan pa gola 0-0 ndaj FC Gostivarit, që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Nesër (e diel), FC Ferizaj rikthehet në Kosovë për të vazhduar përgatitjet për sezonin 2022/23 në elitën e futbollit.