Sulmuesi norvegjez zhgënjen në ndeshjen e parë zyrtare

Futboll

Sulmuesi norvegjez zhgënjen në ndeshjen e parë zyrtare

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 20:22
Sulmuesi norvegjez zhgënjen

Erling Haaland është padyshim transferimi më i bujshëm i merkatos së kësaj vere, me yllin norvegjez që la Borussian e Dortmundit për t’u bashkuar me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Megjithatë sfida e parë zyrtare e norvegjezit me fanellën e “citizens” ishte tërësisht për t’u harruar, pasi në “King Power Stadium”, humbi disa raste për të shënuar ndaj Liverpoolit dhe në të njëjtën kohë, Superkupën e Anglisë.

Rastet e para për të dërguar topin në rrjetë, Haaland i pati në minutë ne 34-t, kur portieri Adrian e ndali në dy tentativa, ndonëse e dyta ishte për t’u harruar, pasi gjuajtja ishte shumë e dobët.

Sulmuesi norvegjez gjeti golin në 92-të, por topi kishte kaluar vijën fundore, para se të shkonte te Haaland, që nuk festoi dot.

Megjithatë në minutën e 96-të norvegjezi pati një mundësi ideale, por i vetëm me portierin dhe nga një distancë fare e afërt, dërgoi topin në traversë, duke zhgënjyer në ndeshjen e parë zyrtare me “citizens”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat