Fitor Rexhepi është larguar nga skuadra e Ohrid-it. Mesfushori majtak nga Kumanova ka qenë një nga lojtarët kyç të Ohrid në edicionin e kaluar, duke ndihmuar ekipin që të arrijë mbijetesën në ligën e dytë.
Megjithatë, pas përfundimit të kontratës, Rexhepi ka vendosur që të largohet nga “Liqenasit”.
“Jam lojtar i lirë, nuk kam vazhduar kontratën me skuadrën e Ohridit”, tha shkurt 22 vjecari për Open-TV.
Për shërbimet e futbollistit të njohur nga Kumanova tashmë janë interesuar disa skuadra dhe ai pret që të merr vendimin në të ardhmen e afërt.
“Kam oferta nga disa klube vendore, por ende nuk kam vendosur për të ardhmen. Besoj që shumë shpejtë do të bëjë hapin e ardhshëm në karrierën time”, përfundoi ai.
Rexhepi karrierën e ka nisur te Milano e Kumanovës për të vazhduar te Vardari i Shkupit, Besa e Dobridolit dhe së fundmi ishte pjesë Ohridit.