Interi pa Asllanin në fushë, fillon dueli!
Interi luan sot një miqësore të rëndësishme përballë Olimpik Lionit, një kundërshtari të fortë që do të tregojë se sa gati është skuadra e Simone Inzagit për sezonin e ri.
Një ndeshje në të cilën tekniku ka vendosur t’i qëndrojë besnik skemës së tij 3-5-2, por me Skrinjiar në stol.
Ndërkohë, në mesfushë mungon Kristjan Asllani i cili e nis duelin nga stoli duke u konfirmuar për momentin në rolin e zëvendësit të Brozoviç. Kurse në sulm nuk mund të mungojë dyshja Lukaku-Lautaro Martinez, që do të kërkojë golat për zikaltrit.