Bayern gjen shpejt avantazhin

Futboll

Bayern gjen shpejt avantazhin

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 20:50
Bayern

Një javë para startit të Bundesligës, Bayerni i Mynihut dhe Leipzigu do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2022-2023, që vlen njëkohësisht edhe trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Gjermanisë.

Sfida starton në orën 20:30 në “Red Bull Arena” të Liepzigut, teksa janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me Julian Nagelsmann që i ka besuar nga minuta e parë sulmuesit Sadio Mane, por jo holandezit De Ligt.

14’ – Goooool. Zhbllokohet sfida në “Red Bull Arena” dhe është Jamal Musiala që shënon golin e parë sezonal për Bayernin e Mynihut.

Pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi, mesfushori merr një top brenda zonës dhe gjuan saktë, duke mposhtur portierin Gulasci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat