Debutim ëndrrash për uruguaianin

Futboll

Debutim ëndrrash për uruguaianin

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:53
Debutim ëndrrash për uruguaianin

Debutim ëndrrash për uruguaianin!

Debutim fantastik i Darwin Nunez në ndeshjet zyrtare me Liverpoolin pikërisht në finalen e Community Shield.

ulmuesi 23-vjeçar uruguajan tregoi se jo më kot i ka kushtuar Liverpoolit 100 milionë euro (75 milionë “cash” dhe 25 në formë bonuesesh).

I aktivizuar në minutën e 59-të më vend të Firminos, Nunez fillimisht pati një mundësi të pastër shënimi, por u ndal nga Ederson, të cilit topi iu përplas në fytyrë (64’).

Për të mbyllur mbrëmjen e madhe, Nunez shënoi golin e tretë për Liverpoolin në minutat shtesë, duke qenë ai futbollisti më i mirë i ndeshjes, pasi rezultoi vendimtar në kthimin e rezultatit pas barazimit të Alvarez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat