Bayerni i Munihut është fitues i Superkupës së Gjermaninë.
Finale për t’u mbajtur mend, tetë gola, secili më i bukur se tjetri në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipzig.
Futbollisti Sadi Mane debutoi me gol në radhët e Bayernit dhe feston trofeun e parë me ekipin e ri.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/30/auto_da29ae718c2ea2cc35174c1437437238o21659212631.jpg)
Senegalezi shfaqi lojë shumë të mirë, duke ndihmuar bavarezët në fitore.
Bayerni shënoi fitore me rezultat 5:3 ndaj Leipzigut.
Për Bayernin shënuan Musiala (14'), Mane (31'), Pavard (45'), Gnabry (66'), Sane (90+8'} dhe për Leipzig-un Halstenberg (60'), Nkunku (77') e Olmo (89’).
Trajneri Julian Nagelsmann e nis mbarë me Bayernin, me trofe edicionin e ri.