Llapi ka pritur sot Flamurtarin në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ndeshja kontrolluese ka përfunduar me barazim, 1-1.
Të dy golat në këtë takim u realizuan në pjesën e parë.
Golin për skuadrën e Batatinës e ka shënuar Alef Firmino në minutën e 16-të, pas asistimit nga Gerhard Progni.
Ishte kjo ndeshja e tretë kontrolluese për bardhekaltrit pas eliminimit nga Liga e Konferencës.