PSV Eindhoven fiton trofeun e parë sezonal në Holandë, pasi mposhti Ajaxin me rezultatin 3:5 në finalen e Superkupës, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.
Vendasit e nisën mirë dhe gjetën golin e avantazhit me anë të blerjes më të re, Bergwijn në minutën e 15’, megjithatë PSV-ja shënoi dy herë brenda pjesës së parë me anë të Guus Til, duke përmbysur gjithçka para se të shkojë në dhomat e zhveshjes.
Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare, me plot 5 gola të shënuar, teksa AjaxiAntony e Kudus shënuan për Ajaxin, ndërsa Gakpo, Til e Simons për PSV-në, duke vulosur suksesin e këtyre të fundit 3-5.
Protagonist absolut Guus Til, që shënoi tre herë dhe mori në shtëpi jo vetëm medaljen e Superkupës së Holandës, por edhe topin e një ndeshjeje që do ta mbajë gjatë në memorie.