Hajduku nga Spliti kthehet me tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Varazhdinin, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit kroat.
Emir Sahiti u paraqit standard për Hajdukun sikur edhe Jorgo Pellumbi e Agon Elezi për Varazhdinin.
Futbollisti Marko Livaja është trim i fitores së Hajdukut, duke shënuar në minutën e 28-të e 45+3.
Pëllumbi në minutën e 62-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe Sahiti u zëvendësua në atë të 76-tën.
Dinamo e Zagrebit kryeson me 9 pikë, ndërsa Hajduku është i dyti me 6 sosh por ka një takim me pak dhe Varazhdin është i shtati me 3 sosh.