Kampioni Zurich për tri ndeshje nuk ka shënuar asnjë fitore dhe aq më keq nuk ka shënuar asnjë gol!
Ata pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga St. Galleni, në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës.
Bledian Krasniqi u paraqit titullar dhe është vlerësuar me notën 4, ndërsa Fidan Aliti u aktivizua nga minuta e 73-të për Zurichun.
Futbollisti Von Moos (20' e 45+1') shënoi për St. Gallenin.
Schmidt u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të, duke lënë St. Gallenin në një lojtar me pak, por as kjo nuk i bëri punë kampionit.
Young Boys kryeson me 6 pikë, duke lënë pas St. Gallenin me 6 dhe Zurich është në vend të nëntë me 1 pikë.
Notat sipas mediumit zviceran “Blick”.
St. Gallen
Zigi 5
Sutter 5
Stillhart 4
Maglica 4
Guindo 4
Quintilla 5
Witzig 4
Schmidt 4
Schubert 4
Von Moos 6
Latte Lath 5
Stergiou 4
FC Zürich
Brecher 5
Boranijasevic 4
Omeragiq 3
Mets 2
Guerrero 3
Hornschuh 3
Gnonto 3
Seiler 3
Krasniqi 4
Okita 3
Tosin 3