Të enjten (me 4 gusht) Shkupi dhe Shkendija e Tetovës do të zhvillojnë ndeshjet e para të xhiros së tretë kualifikuese në Europa League dhe Conference League.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Europa League, luan në konak të Shamrock Rovers përkatësisht në Dublin (Republika e Irlandë).
“Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe arbitri kryesor do të jetë Bartosz Frankovski, një nga arbitrat më të mirë polakë. Ai do të ndihmohet nga Marcin Bonjek, Jakub Winkler dhe Krzysztof Jakubik, po ashtu nga Polonia”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.
Në ndeshjen e parë të Conferencë League, Shkëndija do të luajë në Stokholmin të Suedisë, ku do të takohet me skuadrën vendase të AIK-ut.
Ndeshja fillon në orën 19:00.
Arbitri kryesor do të jetë Bram Van Driesche nga Belgjika, ndërsa do të ndihmohet nga Kevin Montagni, Romain Devillers dhe Kevin Van Damme.