Mourinho, mesazh special për një ish-futbollist

Futboll

Mourinho, mesazh special për një ish-futbollist

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 00:12
Mourinho

Roma ka fituar sot me shifrat 1-0 ndaj Totenhemit, një hakmarrje e vogël për Jose Mourinho i cili u shkarkua nga stoli i skuadrës londineze pasi nuk mendohej se mund të çonte këtë ekip drejt fitores së trofeve.

Megjithatë, vetë trajneri portugez është shfaqur i përmbajtur me një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar një “stërvitje të mirë” atë të skuadrës së tij.

Ndërkaq, ai kishte një mesazh special për një prej ish-futbollistëve të tij, brazilianin Lukas Mura të cilin e ka drejtuar te Totenhem dhe sot e kishte kundërshtar përballë në fushën e lojës. Një mesazh që për shumëkënd dukej si një “ftesë” për futbollistin që t’i bashkohej verdhekuqve.

“Një seancë e mirë stërvitore me një skuadër të madhe.

Dhe një nga gjërat e mëdha në futboll janë njerëzit mahnitës me të cilët kryqëzon rrugët e jetës”, ishin fjalët e Mourinhos në postimin e tij në rrjetet sociale ku ishte edhe një foto e tij me Lukas Mura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat