Aymeric Laporte do të mungojë në fillimin e sezonit të ri.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Laporte do të vazhdojë të jetë jashtë për shkak të operacionit në gju deri në shtator.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i ‘Citizens’, Pep Guardiola.
“Ai luajti tre ndeshjet e fundit të sezonit i dëmtuar. Ai bëri një përpjekje të madhe, por nuk mundi të vazhdonte kështu. Duhet të kemi kujdes sepse bëhet fjalë për lëndim të gjurit. Mendoj se do të mungojë gjatë gjithë muajit gusht dhe ndoshta në shtator mund të fillojë të jetë me ne”, tha Pep.
Laporte iu nënshtrua një operacioni në gju në fund të sezonit të kaluar dhe nuk kishte marrë pjesë në parasezonin e Manchester City deri më tani.