Sulmuesi kilian Alexis Sanchez duket se është afër për të shijuar emocionet që prodhon elita e futbollit francez.
Sulmuesi i Interit, sipas mediave italiane, kërkohet nga klubi i njohur francez, Marseille.
Menaxheri i ri i skuadrës franceze, Igor Tudor është duke ndërtuar një skuadër të denjë për edicionin e ri që nis pas pak ditësh.
Trajneri kroat siç raportohet, synon transferimin e kilianit, i cili prej kohësh është i lidhur me largimin nga Interi.
Negociatat mes Marseilles dhe ‘Nerazurëve’ janë duke vazhduar, dhe duket brenda pak ditësh, Sanchez do të fluturojë drejt Marseille-s.