Anglia dhe Gjermania do të takohen sonte në finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Euro 2022” për femra.
Anglezet synojnë që të shpallen kampione për herë të parë në histori, teksa gjermanet për herën e nëntë.
Kombëtarja e Anglisë ka luajtur në dy finale të Evropianit më herët. Më 1984 pësuan humbje nga Suedia, kurse më 2009 u mposhten nga Gjermania.
Kurse, vashat gjermane nuk janë mposhtur në asnjë finale – duke i fituar që të tetë ndeshjet.
Përveç Anglisë, gjermanet kanë mposhtur edhe Norvegjinë (1989, 1991, 2005, 2013), Suedinë (1995, 2001) dhe Italinë (1997).
Ndryshe, finalja mes Anglisë dhe Gjermanisë do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës.