Përveç afrimeve të shumta në merkato, Çavi gjithashtu po mendon të largojë dhe lojtarët që nuk janë më në planet e tij.
Njëri prej tyre ishte dhe mbrojtësi spanjoll, Oskar Mingueza, i cili u largua për te Selta Vigo.
Spanjolli shihej si një talent premtues te skuadra katalanase, i cili kishte shumë minuta në këmbë kur ekipin e drejtonte Kuman.
Pas largimit të holandezit, 23-vjeçari nuk gjeti më hapësira me Çavin, i cili e kishte bërë me dije prej kohësh që nuk e kishte në planet e tij.
Kështu Mingueza zgjodhi të transferohej te Selta Vigo këtë verë, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin spanjoll të La Ligës.