Klubi i madh anglez, Liverpool raportohet se po përgatit një super-transferim.
‘The Reds’ sipas mediave britanike, është hedhur në sulm për yllin e Interit, Lautaro Martinez.
Klubi nga ‘Anfield’ dëshiron që në skuadër të sjellë sulmuesin argjentinas për të zëvendësuar Roberto Firminon, i cili duket së do të largohet nga Liverpool, edhe pse ditë më parë Klopp deklaroi se “Firmino është pjesë e rëndësishme e skuadrës së tij.
“Liverpool po përgatit për një transferim që do të trondit botën. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez, sulmuesit e Interit”, shkruajnë mediat në ishull.