Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen italian La Gazzetta dello Sport, Alessandro Florenzi i ka thurur elozhe shokut të tij të skuadrës, Rafael Leao:
“Rafa duhet të bëjë një përmirësim për sa i takon mentalitetit, por jo sepse nuk e ka”, ka thënë mbrojtësi i kampionëve të Italisë në fuqi.
“E kam fjalën për diçka tjetër, nga dëshira për të qenë i përqendruar gjatë ndeshjes, që të mos bëjë patjetër finte apo të sforcohet për t’i bërë.
“Kjo është ajo që i mungon dhe është pak sepse gjithçka tjetër është aty. Shikoj Mbappe tek ai, me një diferencë: Kylian para portës nuk gabon kurrë.
“Megjithatë, Rafa është shumë afër. Është një lojtar i vërtetë, por mos ia thoni”, kanë qenë deklaratat e bëra nga ish-lojtari i Paris Saint-Germain.