“I pabinduri” Aleksis Sançez duket se më në fund do të lërë Interin. Sipas “L’Equipe”, sulmuesi u ka dhënë miratimin agjentëve për të nisur tratativat me Olimpikun e Marsejës, një pistë që deri më tani e kishte refuzuar.
Kiliani, i cili ka ëndërruar prej kohësh Barcelonën, është dorëzuar dhe duket se do të shkojë drejt francezëve, që janë i vetmi klub i interesuar për të që luan në Champions League, një kusht i panegociueshëm i kilianit.
33-vjeçari ama duhet fillimisht të zgjidhë kontratën me Interin e cila skadon vitin e ardhshëm, një zgjidhje për të cilën po diskutohet ende për shumën.
Sulmuesi kërkon 5 milionë euro, por zikaltrit ofrojnë 3.5 milionë. Pas kësaj Sançez gjithsesi duhet të gjejë akordin për pagën me Marsejën, që gjithsesi do të jetë larg 7 milionë eurove aktuale që përfiton në Itali.