Sulmuesi italian Andrea Belotti raportohet se është afër transferimit te AS Roma.
Italiani pak ditë më parë zyrtarisht u largua nga Torino. Belotti është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane, por kryeqytetasit e Italisë duke se janë skuadër më serioze për të rrëmbyer yllin italian.
“Andrea Belotti më shumë mundësi do t’i bashkohet Romes dhe trajnerit Jose Mourinho”, shkruajnë mediat italiane.
Krerët e Romës thuhet se janë në negociata me agjentin e lojtarit, dhe siç raportohet, brenda pak ditësh mund të arrihet marrëveshja mes dy palëve.