Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe është i etur për t’u transferuar tek Newcastle United, një tjetër klub i Premier Leagues.
“Daily Mail” shkruan se Pepe është i gatshëm të transferohet në Newcastle.
Kontrata e 27-vjeçarit ka ardhur në dy vitet e fundit, dhe tashmë menaxheri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta e ka nxjerrë në shitje.
Pepe ishte transferimi më i madh në historinë e klubit nga ‘Emiratës’ duke u transferuar nga Lille për çmimin 72 milionë euro.
Francezi nuk ia doli të arrijë pritshmëritë, dhe siç thuhet, lojtari mund të shitet gjatë kësaj verë.
Newcastle United mund të jetë destinacioni më i mundshëm i francezit.
Pepe me Arsenalin bëri 23 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.