Një tragjedi ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Mato Matiç, portier i Mlladostit nga Domaljevac, klub që luan në ligën e katërt të futbollit boshnjak, ka vdekur në moshën 20-vjeçare, njoftoi klubi boshnjak..
Matiç, mbrojti në ndeshjen e të shtunës, një ditë më vonë u gjet i vdekur në një makinë pranë një diskoteke në Orashje.
“Dita e sotme do të mbahet mend për humbjen e një shpirti të ri, një anëtari të klubit tonë dhe një person që e ka stolisur fushën dhe portën tonë me këpucët e futbollit që në fëmijëri”, shkruan mes të tjera në faqen e klubit.