Buffon: Roma, ekip ideal për Dybala-n

Futboll

Buffon: Roma, ekip ideal për Dybala-n

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:56
Buffon: Roma, ekip ideal për Dybala-n

Portieri i njohur italian, Gianluigi Buffon mendon se Roma është klub ideal për sulmuesin argjentinas Paulo Dybala-n.

Dybala pak ditë më parë iu bashkua skuadrës italiane, AS Roma.

Ish-bashkëlojtari i argjentinasit te Juventusi, ‘gardiani’ Buffon duke folur për mediat italiane, e pranon se nuk ka dashur që Dybala të transferohet tek Interi.

“Dybala? Shpresoja që të mos shkonte në Inter. Roma është ekipi ideal për të”, ka thënë Buffon.

Dybala tashmë është duke u stërvitur tek romakët nën urdhëratë e trajnerit Jose Mourinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat