Ish-sulmuesi i Vllaznisë shënon golin e parë me Evertonin!
E mbani mend Sebastian Sozën? Ish-sulmuesi i Vllaznisë në periudhën 2014-2016, aktivizohet akutlisht te skuadra kiliane e Everton De Vina del Mar.
28-vjeçari është i huazuar nga skuadra uruguaiane e Boston, teksa vetëm 51 sekonda i mjaftuan për të gjetur golin e parë me skuadrën kiliane të Evertonit, që triumfoi me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Curico Unido.
Soza shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe shënoi me kokë. Vlera aktuale e sulmuesit 28-vjeçar sipas “Transfermarkt” është 1.3 milionë euro.