Lazio siguron shërbimet e futbollistit të Interit!
Nuk ka më dyshime, Matias Vecino do të vijojë karrierën te skuadra e Lacios.
Sipas mediave italiane, mesfushori uruguaian do të kryejë mëngjesin e nesërm në klinikën Paideia vizitat mjekësore, teksa më pas pritet të firmosë edhe kontratën, e cila do ta lidhë atë me klubin bardheklatër deri në vitin 2025 për 2 milionë euro në sezon plus bonuse.
Me afrimin e Asllanit, shanset për aktivizim te Interi u minimizuan, kësisoj Vesino zgjodhi të mbyllë bashkëpunimin me zikaltërit për të nisur një eksperiencë të re.