Martin Braithwaite ka orët ose ditët e numëruara te Barcelona.
Sulmuesi danez është duke negociuar me klubin e Barcelonës për prishjen e kontratës që i lidh deri në vitin 2024.
Marrëveshja mes dy palëve është praktikisht e përfunduar, por futbollisti dëshiron ta nënshkruajë kur të ketë arritur akordin me skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm. Janë duke u shqyrtuar dy opsione: Celta dhe Getafe.
Një prej tyre do të jetë edhe fati i sulmuesit të Barcelonës.
Braithwaite e di prej disa javësh se nuk ka vend te Barcelona. Danezi ka disa propozime nga jashtë, por dëshiron t’u japë përparësi atyre që i vijnë nga Liga spanjolle. Pas studimit të opsioneve të ndryshme, Celta dhe Getafe kanë mbetur dy skuadrat që janë më afër lojtarit.