Skuadra e Juventus nuk ndalet në merkaton e verës dhe ka gati goditjen e radhës.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, “bardhezinjtë” po përgatisin transferimin e një tjetër lojtari.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 24-vjeçar serb Nikola Milenkovic, që luan në Serinë A me skuadrën e Fiorentina-s.
Për të arritur marrëveshjen mes palëve duhen rreth 17-20 milionë euro, shumë që kërkon skuadra “vjollcë”.
Gjithsesi, fillimisht Juventusi duhet të largojë një tjetër mbrojtës, Daniele Rugani, që mund të kthehet tek Empoli. Kjo do t’i hapte rrugë transferimit të Milenkoviçit me fanellën bardhezi.