Sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “Play Off” të Champions League-s.
Goglat kanë përcaktuar çiftet e mundshme në raundin e fundit kualifikues të kompeticionit më të lakmuar për klube.
Regi Lushkja ka mësuar pengesën e fundit që e ndan nga grupet e Champions-it.
Nëse Sherifi i Tiraspolit kalon me sukses Viktoria Plzenin, atëherë në “play off” do të ndeshet me fituesin e çiftit Karabak-Ferencvaroshi.
SFIDAT:
Karabag / Ferençvarosh – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius – Ludogorets / Dinamo Zagreb
Makabi Haifa / Apollon Limasol – Crvena Zvezda / Pjunik
Kopenhagen – Trabzonspor
Dinamo Kiev / Shturm Graz – Benfika / Mixhyland
Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs – Monako / PSV
Vazo e kampionëve:
Ludogorets / Dinamo Zagreb
Crvena Zvezda / Pjunik
Kopenhagen
Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Karabag / Ferençvarosh
Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius
Makabi Haifa / Apollon Limasol
Trabzonspor
Vazo e ligave:
Benfika / Mixhyland
Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs
Dinamo Kiev / Shturm Graz
Monako / PSV