Liga e Europës, ashtu si ajo e Kampionëve, ka mësuar fazën e saj përfundimtare të “playoff”-it, nga të cilat do të dalin emrat e fundit të kualifikuar për fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi, nëse arrin të kualifikohet përballë Shamrok Rovërsit, do të ndeshet me skuadrën humbëse të çiftit, Karabag-Ferenncvarosh.
Një përballje e vështirë për skuadrën e shqiptarëve të Zyrihut, ku do të përballet me ekipin skocez të Hërt, nëse arrin të kalojë Linfild.
SFIDAT:
Dnipro-1 – AEK Larnaca / Partizan Beograd
Gent – Omonoia
Austria Vien – Fenerbahçe / Slovaçko
Linfild / Zyrih – Hërt
Maribor / Helsinki – Silkeborg
Malmo / Dudelanzh – Sivaspor
Karabag / Ferençvarosh – Shamrok Rovërs / Shkupi
Makabi Haifa / Apollon Limasol – Olimpiakos / Sllovan Bratislava
Crvena Zvezda / Pjunik – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Ludogorets / Dinamo Zagreb – Bodo-Glimt / Zalgiris Vilnius