Skuadra e Liverpool është gati të rinovojë kontratën e sulmuesit portugez Diogo Jota. 25-vjeçari portugez ndodhet me “reds” që prej janarit 2021 dhe sezonin e kaluar ishte ndër më të mirë për skuadrën e tij.
Në 55 ndeshje të luajtura gjatë sezonit të kaluar me Liverpool, ai realizoi 21 gola, duke qenë vendimtar me paraqitjen e tij.
Për këtë arsye, drejtuesit e “reds” kërkojnë t’i rinovojnë kontratën Diogo Jota.
Kontrata aktuale skadon pas 3 sezonesh, por kjo nuk do të ndalë klubin anglez t’ia shtyjë atë edhe me 1 apo dy sezone të tjera. Këtë sezon, te Liverpool erdhi edhe Darvin Nunez nga Benfica, ndaj ekziston frika se mos Jota largohet, pasi do të ketë më pak hapësira.
Gjithsesi, për trajnerin Jurgen Klopp, lojtari është i paprekshëm edhe pse për momentin është i dëmtuar. Portguezi aktualisht merr 120 mijë stërlina në javë dhe, duke parë interesimin e disa ekipeve të tjera, ai mund të paguhet deri në 200 mijë stërlina në javë.