Në Nion të Zvicrës, u mësuan dyshet e plej offit në Ligën e Kampionëve, ku Maqedonia do të ketë 3 përfaqësues: Arian Ademin dhe Stefan Ristovskin te Dinamo Zagrebi dhe Marjan Radeski te Pjuniku.
Skuadra kroate kishte më shumë fat, pasi që në rast se kalon Ludogoretsin e Bullgarisë, do të përballet me Bodo Glimt nga Norvegjia ose Zhalgirisin e Lituanisë, për pëbaljen që mundëson inkuadrim në garat në grupe në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë Pjuniku me ish sulmuesin e Shkupit dhe Shkëndijës, Marjan Radeskin, fillimisht do të jetë përball Crvena Zvezdës dhe në rast se e kalon këtë pengesë, në plej off do të përballet me fituesin e sfidës në mes Makabi Haifa nga Izraeli dhe Apollonit nga Qipro.
Ndeshjet e para të plej off-it do të zhvillohen më 16/17 gusht, ndërsa ato të kthimit janë më 23/24 gusht.