Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Barcelona situata e Gerard Pique. Nga Camp Nou është folur edhe për një lamtumirë të mundshme të mbrojtësit, me Xavi-nj që duket se i ka thënë lojtarit se nuk i nevojitej më.
Më pas gjërat kanë ndryshuar, me një mbledhje me trajnerin dhe drejtuesit gjatë së cilës mbrojtësi e ka pranuar situatën e re. Cilën? Atë që duhet të luftojë për një vend në formacionin titullar me shokët e skuadrës, gjë që nuk i ndodhte prej vitesh.
Siç ka shpjeguar AS, kjo mund të jetë sfida e fundit për katalanasin, i cili ka parë të shtohet ndjeshëm konkurrenca në këtë sesion të merkatos.
Në fillim Christensen, më pas Kounde, pa harruar se i riu Araujo tashmë ka shpërthyer dhe mund të thotë fjalën e tij në luftën për një vend në formacionin titullar. Po Pique, si do ta përballojë këtë situatë?
“Sillni këtu mbrojtësin më të mirë në botë, do të vijë për t’u ulur në stol”, duket se u ka thënë Laporta-s dhe Xavi-t në momentin që janë përcaktuar kushtet për qëndrimin e tij te Barcelona.
Tani, danezi dhe francezi nuk janë më të mirët në botë, por të dy kanë bërë shumë mirë në sezonet e fundit. Edhe uruguaiani, që ka luajtur shpesh në krah të Pique, mund të konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim.
Kështu, në hierarkitë e Xavi-t, i cili ka thënë më parë se do të vlerësojë vetëm punën dhe jo emrin, katalanasit rrezikon të jetë i katërti.
Dhe kushedi nëse, pavarësisht marrëveshjeve, kjo situatë nuk rrezikon të kthehet në një bombë me sahat për klubin blaugrana.