Igor Tudor ka zhvilluar një sezon të madh në drejtim të Verona-s sezonin e kaluar. Trajneri kroat ka treguar një futboll sulmues dhe me një presing të lartë ndaj kundërshtarëve, një strategji që ka rezultuar e suksesshme duke parë vendin e nëntë në renditje.
Platë kanë vendosur të ndahen në fund të sezonit dhe Tudor ka nisur një aventurë të re jashtë Italisë: trajneri, në fakt, ka marrë drejtimin e Marseille, por situata duket se nuk është shumë e mirë.
Ditën e sotme është parashikuar një mbledhje në Marsejë mes Igor Tudor dhe lojtarëve të skuadrës. Këtë e ka bërë të ditur shtypi francez, që ka bërë të ditur se skuadra është ankuar para presidentit Pablo Longoria për punën e trajnerit.
Tudor akuzohet se ka metoda shumë autoritare, që janë në kontrast të madh me metodat e trajnerit të mëparshëm Sampaoli.
Kështu, gjatë ditës së sotme do të kërkohet të ulen tensionet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet. Tudor, 44 vjeç, është marrë nga Marseille 4 korrikun e kaluar.