Interi duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton që lidhet me futbollistët e Kombëtares, ku pas Kristjan Asllanit dhe emri i Marash Kumbullës duket të jetë në listën e drejtuesve zikaltër.
Sipas raportimeve nga “CalcioZone.com”, Interi po mendon për mbrojtësin kuqezi për të kompletuar mbrojtjen, ku largimi i Andrea Ranokias ka lënë një vend bosh i cili duhet kompletuar përpara startit të sezonit të ardhshëm.
Dy klubet duket se po punojnë për një marrëveshje shkëmbimi, me Zhoze Murinjon që duket ti ketë kërkuar Interit kartonin e Federiko Di Markos.
Për momentin mbrojtësi italian nuk lejohet të largohet nga ana e Simone Inzagit që kërkon një tjetër lojtar në krahun e majtë për të lejuar vazhdimin e kësaj tratative.