Skuadrat tona po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit të ri 2022/23.
KF Dukagjini ka aranzhuar miqësoren e radhës, ndaj Vushtrrisë së Ligës së Parë.
Ndeshja kontrolluese zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 17:30, në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.
Klinasit u mposhtën të dielën në miqësoren e fundit 0-1 nga Rahoveci.
Skuadra e Armend Dallkut ka qenë mjaft aktive në merkato, ku përveç disa largimeve, kanë transferuar gjashtë futbollistë dhe dy të tjerë janë rikthyer nga huazimi.